4 persona kanë humbur jetën dhe 80 persona janë zhdukur që nga e shtuna në Japoni, ku ndodhi rrëshqitja e tokës në Atami. Deri tani janë shkatërruar disa shtëpi, ndërkohë që rrugët në këtë qytet janë pothuajse të çara.
“Nëna ime është ende e zhdukur. Unë kurrë nuk kam imagjinuar se diçka e tillë mund të ndodhë,” tha një banor.
Deri tani janë shpëtuar 1,500 persona nga banesat e shkatërruara, ndërkohë që rreth 130 ndërtesa janë shpallur të pabanueshme.
Rrëshqitja e dheut në këtë qytet ndodhi për shkak të reshjeve të shumta të shiut, që kanë rënë në Japoni.
/Burimi: Reuters/ Përshtati: Priza.al/