Ndotja e një lagune në Patagonia, Argjentina e Jugut, me një lëng industrial që e ktheu Ujin në të kuqërremtë, shkaktoi alarm tek banorët dhe polemika midis zyrtarëve vendas. Origjina e konfliktit ishte leja e dhënë për kompanitë e peshkimit për të hedhur mbeturina në Lagunën Corfo, 1,400 km në jug të Buenos Aires.
“Ngjyrosja vjen për shkak të sulfitit të natriumit. Është një antibakterial që ndot gjithashtu ujërat e lumit Chubut dhe ujërat e qyteteve të rajonit. Ligji urdhëron trajtimin e lëngjeve të tilla përpara se të hidhen,” tha për AFP inxhinieri i mjedisit Federico Restrepo, një ekspert kolumbian që jeton dhe punon në vend.
Laguna zë një hapësirë prej 10 deri në 15 hektarë. Ndodhet në Parkun Industrial të Trelew, një qytet i themeluar mbi imigracionin Uells në shekullin e 19-të, e njohur si kolonia Gaiman.
“Është bërë një marrëveshje me një kompani,që transporton mbetje nga peshkimi, për të hedhur lëngje në lagunën e Korfos. Ngjyra e kuqërremtë nuk shkakton dëm dhe brenda pak ditësh ajo do të zhduket,” tha kreu i Kontrollit të Mjedisit të krahinës , Juan Micheloud.
Dhjetëra kompani të huaja kapitale operojnë në zonën për peshkim në ujërat nën juridiksionin argjentinas të Oqeanit Atlantik. Vendasit raportuan erë të keqe dhe përhapje të insekteve, ndër të tjera dëmtime në mjedis.
/Burimi AFP/ përshtati në shqip Priza.al/