Katastrofë mjedisore në Shëngjin! Derdhet sasi nafte në bregdet, zona mban erë të rëndë

Një katastrofë mjedisore është shkaktuar në bregdeti e Shëngjinit ditën e sotme ku një sasi e madhe nafte është derdhur në ujë.

Nafta shtrihet deri në gjatësinë prej 1 kilometrash dhe nuk dihen ende shkaktarët që kanë derdhur këtë sasi nafte në bregdet. Aroma e rëndë ka shqetësuar banorët të cilët janë ankuar për ndotjen e lartë të detit.

Ata shprehen se ndotja është e madhe gjë që ndikon dhe te jeta e gjallë në det. Një banor thotë se askush nuk ka ardhur për të kryer verifikime.

“Ndotja është konstatuar sot, pamë q ka prezencë të naftës, dallohet edhe nga aroma. Ndotja është e madhe, i bën dëm edhe jetës së gjallë në det. Krijohet edhe impakt negativ për ata turistë të paktë që janë në këtë periudhë. Është një aromë shumë e rëndë. Nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar ndotjen, por mund te ketë qenë anije që bëjnë shkarkimin këtu, derdhin mbetjet. Deri më tani askush nuk ka ardhur për të kryer verifikime“, shprehet një banor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *