Vladimir Putin mund të nisë një sulm ‘taktik’ bërthamor në të ardhmen e afërt.
“Nëse ukrainasit do të fillonin një kundërsulm në Donbass, Putini mund të autorizonte një sulm taktik bërthamor, duke përdorur armë me rreze të dizajnuara për përdorim në fushën e betejës. Por edhe dikush i dehur si ai me pakënaqësi nacionaliste duhet të kuptojë se një luftë atomike do të nënkuptonte fundin e qytetërimit rus”, tha historiani britanik Dominic Sandbrook.
Sipas këtij të fundit, Moska mund të përdorë armët bërthamore për të arritur objektivat e saj, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht pas dështimit të fushatës fillestare ushtarake, ku synonte të pushtonte Kievin brenda pak ditësh.
Për më tepër, revista Scientific American ka analizuar pasojat e një përdorimi të mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia.
“Do të shkaktonte gjithë tmerrin e Hiroshimës, edhe pse në një shkallë më të vogël. Një armë bërthamore taktike do të prodhonte një top zjarri, valë goditëse dhe rrezatim vdekjeprurës që do të shkaktonte dëmtime afatgjata në shëndetin e të mbijetuarve.
Rrjedhja radioaktive do të kontaminonte ajrin, tokën, ujin dhe furnizimin me ushqim. Askush nuk e di nëse përdorimi i një arme bërthamore taktike do të shkaktojë një luftë bërthamore në shkallë të plotë. Megjithatë, rreziku i një përshkallëzimi është shumë real”, shprehet ndër të tjera historiani Sandbrook.