Kate Middleton mungoi në inagurimin e statujës së Princeshë Dianës, ja cila ishte arsyeja

Kishte një arsye se përse Kate Middleton nuk mori pjesë në zbulimin e statujës së Princeshës Diana, pavarësisht dëshirës së saj.

‘Për shkak të respektit për Princin Harry dhe Princin William, familja mbretërore dëshironte që ajo të ishte vetëm për djemtë e Dianas dhe jo për vëmendje të publikut’,- tha një burim për Us Weekly.

‘Kate padyshim që po mbështeste William ndërsa fizikisht nuk ishte atje dhe dëshironte vërtet të merrte pjesë, por familja si një e tërë vendosi se ishte më e mira për fëmijët dhe për të që të qëndronin në shtëpi’,- pretendoi burimi

Middleton 39 vjeçe, dhe tre fëmijët e saj Princi George 7 vjeç, Princesha Charlotte 6 vjeçe dhe Princi Louis 3 vjeç, pritet të vizitojnë statujën ditëve në vazhdim.

Të enjten Harry dhe William lanë mënjanë mosmarrëveshjet për të nderuar nënën e tyre të ndjerë në atë që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 60-të. Statuja e porositur nga vëllezërit në vitin 2017, e paraqet Dianën të rrethuar nga dy fëmijët e saj.

 

 

/Burimi: Us Weekly/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *