Dinamo ka marrë një tjetër triumf në Kategorinë e Parë, kësaj radhe duke mposhtur në transfertë Apoloninë me rezultatin 1-3.
Dy golat të Markut dhe një i Ymerit ishin ato që vulosën fatin e këtij takimi, duke e bërë të pavlefshëm golin e Gjatës që barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 11.
Apolonia luajti me një lojtarë më pak, pas daljes me karton të kuq të Topit në minutën e 43.
Kështu “Nëndetësja Blu” vazhdon të “lundrojë” drejt Superiores, duke u ruajtur vendin e parë me 14 pikë, ndërsa Apolonia numëron vetëm 8 pikë.
Flamurtari bëri detyrën përballë Tërbunit, duke triumfuar në Vlorë me rezultatin 3-0. Një autogol i Metanit dhe dy golat në fund të Iakovelit dhe Liçajt ishin ato që vendosën sfidën.
Në përballjen tjetër, Korabi arriti të triumfonte në shtëpi me rezultatin 4-1 përballë Lushnjës, duke konfirmuar dhe njëherë që është një nga pretendentët për t’u ngjitur në Superiore.