KATEGORIA E PARË/ Kampionati fillon merr formë, pretendentet marrin kreun

Kategoria e Prë mbylli ditën e djeshme javën e 6 të kampionatit. Kampionati në nivelin e dytë të futbollit shqiptar po fillon e po merr formë teksa pretendentët po bëjnë detyrën dhe tashmë kryesojnë renditjen. Dinamo pasi mundi Apoloninë në Fier, mban e vetme kryesimin me 14 pikë. Korabi qëndron në vendin e dytë me 12 pikë ndërsa Flamurtari e Skënderbeu ndajnë vendin e 3 dhe 4 me 11 pikë secila.

Tërbuni pa shumbjes ndaj Flamurtarit mban vendin e 5 me 9 pikë dhe ndiqet nga Apolonia, Besa dhe Luzi me 1 pikë më pak. Oriku dhe Bëselidhja janë në zonën e Play-Out me 7 pikë secila. Më poshtë vijon me Tomorin, Lushnjen dhe Burrelin me nga 5 pikë për ta mbyllur me Turbinën me 2 pikë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *