Një 37 vjeçar shqiptar rrezikon 34 muaj burg, pasi autoritet belge i gjetën katër çanta të mbushura me 40 pako kokainë, sasia totale e së cilës shkonte në 46 kilogramë.
Mediat belge njoftojnë se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Luis G., i cili nuk është treguar tërësisht hermetik por ka zbuluar detaje të operacionit, duke u thënë autoriteteve se ishin premtuar 10 mijë euro shpërblim.
Megjithatë ai nuk ka thënë asgjë as për personin i cili në momentin e arrestimit të tij nuk është mundur të kapet nga policia pasi është arratisur, dhe as për personin të cilit do t’i shitej droga, ndërkohë që prokurori ka kërkuar për të 34 muaj burg dhe 20 mijë euro gjobë.
Avokati i 37-vjeçarit u shpreh se klienti i tij ishte treguar i hapur me drejtësinë.
“Klienti im ka bërë rrëfimet e plota. Ditëlindja e tij ishte disa ditë pas arrestimit dhe ai donte të bënte një festë të çmendur ditëlindjeje. Në realitet, ai nuk ka marrë ende asnjë cent. Vetë G. pranoi të martën se kishte bërë një ‘gabim të madh’”, tha avokati Jonathan Bogaerts.