Katër gabime që shkatërrojnë marrëdhënien në çift

Gjithmonë në një lidhje, ka momente mosmarrëveshjesh, të cilat herë zgjidhen e herë përfundojnë në ndarje. Por, jo vetëm sherret dhe zënkat çojnë në ndarje, ka dhe disa aryse të tjera, të cilat jua zbulojmë më poshtë.

Mospërfillja

Mospërfillja është shkaku kryesor që sjell ndarjes/divorcit. Kur ju komunikoni me partnerin dhe ndërkohë jeni shumë mospërfillës, kjo tregon që nuk keni interes për këtë lidhje.

Jeni kritikë

Partneri që është gjithmonë i prirur t’ju sulmojë ju, të gjejë gabimet te ju, t’ju bëjë fajtor duke dalë vetë i pastër, nënkupton se ka diçka të gabuar në marrëdhënien tuaj. Kritika shpesh herë shoqërohet me fjalët “gjithmonë” dhe “kurrë” dhe zakonisht çojnë në përfundimin e marrëdhënieve.

Vetëmbrojtje

Gabimi i tretë është vetëmbrojtja dhe zakonisht është përgjigje ndaj kritikave. Kjo nënkupton që po justifikoheni dhe po luani me viktimën e pafajshme, ndonjëherë edhe duke e fajësuar partnerin tuaj në mënyrë që ai të tërhiqet. Por kjo në fakt nuk është e dobishme dhe as nuk funksionon sepse arsyetimet tuaja vetëm dërgojnë mesazhin dhe nuk i kushtoni rëndësi më çështjes fillestare.

Kundërshtimi

Kundërshtimi ndodh atëherë kur tre gabimet e para kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë keq, prandaj dhe partnerët shfaqen kundërshtues. Kundërshtimi është shkatërrues për një lidhje, sepse ajo lë partnerin tuaj të ndihet i braktisur. Nëse gjatë një argumenti ju tentoni të largoheni papritmas dhe përpiqeni gjithmonë të jeni të zënë, ju po shkatërroni lidhjen tuaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *