Katër gjërat që Christian Dior nuk duronte tek një femër!

Christian Dior kishte mendim pozitiv ndaj grave, por disa prej tyre i urrente. Këtu janë disa tipa femrash që stilisti i famshëm i konsideronte të padenja:

Gratë me flokë të palara

Ashtu si edhe Coco Chanel, Christian Dior konsideronte se gjëja më e keqe që një grua mund të bënte ishte të dilte nga shtëpia me flokë të palara. Ai, thote Telegrafi, besonte se një grua nuk mund të thuhej se ishte e kuruar nëse e lejonte veten të shfaqej në publik me flokë të pista.Flokët e pastër janë një nga atutë më të forta të një gruaje.

Feminiliteti

Nëse një grua nuk është femërore, atëherë ajo nuk mund të konsiderohet zonjë. Nëse ajo e mohon feminilitetin e saj dhe nuk e nxjerr në pah atë, atëherë ajo nuk është grua, konsideronte Dior. Dhe këtu nuk nënkuptonte vetëm këpucët me taka, por edhe sjelljen dhe komunikimin e femrës në fjalë me të tjerës.

Veshje të përshtatshme

Dior besonte se kujdesi i duhur i trupit kërkon gjithashtu zgjedhjen e rrobave që u përshtaten trupit dhe karakterit tonë. Një grua e kuruar është ajo që vesh rroba që i përshtaten figurës së saj dhe që e theksojnë atë në mënyrë të moderuar, ka thënë dikur Dior.

Këpucët

“Dëshmia e vërtetë e elegancës së një zonje është në këmbët e saj”. Ai i konsideronte këpucët e grave si një atribut të domosdoshëm të feminilitetit. Femrat e kuruara nuk mund të dalin nga shtëpia me këpucë që nuk janë femërore, thoshte Dior që nuk i duronte dot atletet në këmbët e grave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *