Katër gola për tri pikë, Milan spektakolar ndaj Monzës

Milani ka fituar 4-1 ndaj Monzas në kuadër të javës së 11-të në Serie A. Pas vetëm 16 minutash lojë, Rossonerët kaluan në epërsi me anë të Brahim Diaz, me portierin Ciprian Tatarusanu që ishte asistuesi.

Spanjolli nuk u ndal me gola dhe shënoi edhe të dytin për Milanin, tani në minutën e 41-të, me Divock Origin që ishte në rolin e asistuesit. Në 45 minutat e dytë, lojtarët e Stefano Piolit ia dolën të shënonin edhe dy herë të tjera, por pranuan një gol.

Ishte Origi (65’), ai që e shënoi golin e tretë për Milanin, ndërsa Junior Messias ishte asistuesi. Monza nuk u dorëzua edhe pas pranimit të tre golave, ndërsa arriti të ngushtonte epërsinë në 3-1 me golin e Filippo Ranocchia që u shënua në minutën e 70-të.

Mirëpo, vendasit nuk lejuan befasi dhe shënuan edhe golin e katërt me anë të Rafael Leaos (84′), me Theo Hernandez që ishte asistuesi. Me këtë fitore, Milani gjendet në vendin e dytë me 26 pikë, aq sa ka edhe Napoli me një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 12-të, kampioni në fuqi takohet me Torinon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *