Katër herë eksploziv banesës së Arben Pllumit në Fushë-Krujë. Nga frika, familjarët janë larguar një muaj më parë

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Halil të Fushë-Krujës është rregjistruar një shpërthim tritoli. Lënda plasëse i është vendosur një banese në pronësi të Arben Pllumit. Kjo është hera e katërt që i vendoset tritol shtëpisë së këtij të fundit.

Raportohet se në momentin e shpërthimit, familja nuk ndodhej në banesë, pasi janë larguar një muaj më parë për shkak të frikës së përsëritjes së ngjarjes. Hera e parë që u sulmua ishte në 2 tetor të vitit të kaluar, por autorët jo vetëm që nuk u kapën, por goditën sërish në 9 mars të këtij viti, pak javë më parë. Në dy rastet e para, kryefamiljari Arben Pëllumbi ka ngritur dyshime se shkak mund të jetë një miqësi e prishur disa vite më parë, ndërsa tritol pak muaj më parë iu vendos edhe vëllait të tij.

“Policia njofton se më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit Arben Pllumi ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Ai është pronari i një rrobaqepësie ku bëhen rroba popullore, ndërsa shkak dyshohet një konflikt i mëparshëm.

Në ambientet e policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje, që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *