Erdogan i ka kërkuar Europës të marrë përgjegjësitë e saj. Presidenti Erdogan foli me tone provokuese, pas deklaratës së BE-së i cili theksoi veprimin e koordinuar përballë një krizë të re emigracioni, si dhe nevojën që Turqia të marrë përgjegjësitë e saj sipas Deklaratës së Përbashkët me BE –në.
Gjithashtu edhe Ministri i Imigracionit dhe Azilit Notis Mitarakis theksoi se Greqia nuk do të bëhet një portë hyrëse për një valë të re refugjatësh.
Presidenti turk, sipas Reuters, u bëri thirrje udhëheqësve europianë të marrin përgjegjësinë për emigrantët që largohen nga Afganistani, ndërsa deklaroi se vendi i tij nuk ka ndërmend të bëhet një “portë hyrëse” e emigrantëve europianë”.
Dhjetëra mijëra afganë janë larguar që kur talebanët morën pushtetin. Shumë prej tyre kanë kaluar kufirin turk. Sipas të dhënave deri më tani rreth 2,000 refugjatë afganë po mbërrijnë në Turqi çdo ditë.
/Priza.al/