Katrahurë refugjatësh në Pogradec/ Dhjetëra emigrantë nuk pyesin as për polici… shikoni si ikin (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Pogradecit, ku policët kanë pikasur një furgon që po transportonte emigrantë në mënyrë të paligjshme. Në videon e siguruar nga ‘Priza.al’ shihet momenti kur polici i afrohet furgonit dhe prej tij fillojnë të dalin dhjetëra emigrantë, të cilët vrapojnë në drejtime të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rinia, në qendër të qytetit. Burime nga policia lokale konfirmojnë se refugjatët janë gjetur më pas nga patrullat e policisë, të shpërndara në zona të ndryshme të Pogradecit. Ndërkohë është identifikuar drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij.

Mësoht se në furgon ka patur më tepër se 20 persona të grupmoshave të ndryshme të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia.

/PRIZA.AL/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *