Kauza virale për “Lirinë e gruas” mbërrin në Shqipëri, ish-ministrja pret flokët live

Një protestë e madhe ka shpërthyer kur një grua e re me emrin Mahsa Amini vdiq, pasi u arrestua dhe dyshohet se u rrah nga Policia e Moralit të Iranit për mos mbajtjen e hixhabit (shamisë)

Pak kohë më parë politikania suedeze Abir Al-Sahlani në mbarim të fjalës së saj në Parlamentin Evropian, preu flokët e saj për t’u solidarizuar me gratë iraniane duke e kthyer gjestin e saj në një nismë.

“Derisa gratë e Iranit të jenë të lira, ne do të qëndrojmë me ju” ishte kjo motoja e cila e shoqëroi teksa po printe flokët përpara të gjithëve.

Kësaj nisme i janë bashkuar edhe disa figura të ekranit shqiptarë si Flori Gjini, Greta Topjana, Senera Hoxha, Nora Malaj, Xhoi Jakaj  ku live në emision kanë prerë flokët e tyre në shenjë mbështetje për të drejtat e grave.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *