Një ngjarje e rëndë u denoncua sot kur një burrë nga Gosa e Kavajës ra në prangat e policisë pasi abuzoi me një 12 vjeçar. Ngjarja bëhet akoma më tronditëse për faktin se i mituri ishte autik. Burime bënë me dije se 39-vjeçari i arrestuar nga policia është shtetasi Indrit C., i divorcuar.
Nuk dihet se si ai ka rënë në kontakt me të miturin 12-vjeçar, i cili rezulton me autizëm.
Ka qenë babai i djalit që ka denoncuar në polici. Kjo e fundit e ka pyetur të miturin dhe në prani të një psikologeje, teksa pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, teksa autori i dyshuar është dërguar në paraburgim.