Një 62-vjeçar ka humbur jetën në një hotel në Golem, mbrëmjen e sotme. Shtetasi me inicialet S.L ka qenë në hotel së bashku me familjarët e tyre.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 21.04.2023, në një hotel në Golem, në prezencë të familjarëve, ka ndërruar jetë shtetasi S. L., 62 vjeç.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.