Policia ka zhvilluar një operacion në Kavajë, ku si rezultat janë vënë në pranga 3 persona.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se këta persona përdornin një banesë si “Call Center”, si dhe konsumonin aty edhe lëndë narkotike.
Operacioni vjen si rezultat i një pune prej një jave, ndërsa mësohet se një nga të arrestuarit është identifikuar si Armand Rrugeja, 40 vjeç.