Kavajë/ Qëlloi me plumb në kokë Gosën, kjo është makina me të cilën autori u largua

Habib Rexha, autori i vrasjes së Arjan Gosës pasditen e djeshme në qytetin e Kavajës u largua nga vendi i ngjarjes me automjetin që shihni më poshtë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal të Kavajës teksa 48-vjeçari po pinte kafe me të atin. 31-vjeçari Habib Rexha e qëlloi me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes dhe ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këto që jep informacion për kapjen e tij. Policia dyshon se motivi i ngjarjes është hakmarrja.

Mësohet se autori nuk e ka njërën dorën, konkretisht dorën e djathtë. Për këtë arsye vrasjen e ka kryer me dorën e majtë. Ky detaj e ka ndihmuar grupin hetimor edhe në identifikimin e tij.

Habib Rexha

Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë. Altin Rexha u përfshi në një konflikt me Edmond Gosën në muajin mars, vëllain e Arjan Gosës, dhe pas debatit me fjalë ata vranë njëri-tjetrin. Edmond Gosa e qëlloi me thikë Altin Rexhën ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë zjarri. Asnjëri prej tyre nuk mundi të mbijetonte.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *