Një person ka mbetur i vrarë me plumb në kokë në një lokal në Kavajë. Dyshohet se vrasja e sotme mund të ketë lidhje me vrasjen e dyfishtë më shumë se një muaj më parë, të Sali Rexhës dhe Edmond Gosës.
Mësohet se viktima është Arian Gosa, vëllai i Edmond Gosës, që mbeti i vrarë në muajin mars të këtij viti. Ai u qëllua me armë zjarri teksa ishte në lokal.