Sali Berisha ka zbuluar se çfarë ka kërkuar kreu i PD-së, Lulzim Basha në lidhje me shpalljen e ish-kryeministrit non-grata nga SHBA.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Basha ka kërkuar fakte dhe prova nga SHBA gjate takimit me ambasadoren Yuri Kim lidhur me këtë çështje, ndërsa shtoi se ai ndihet i keqardhur.
“Kreu i PD-së i ka thënë znj. Kim që të paraqesin prova dhe fakte. Unë për këtë e përgëzoj dhe e falënderoj. Kjo është e vetmja kërkesa që unë kam”, tha Berisha.
“Nga biseda që zonja ka bërë me kreun e PD-së, irritimi i saj për një dalje në një tv të Kosovës ku unë shpreha gjithçka kam thënë para jush për multimiliardin Soros dhe kundër ndarjes së Kosovës. Nuk fyeva dhe nuk sulmova askënd. Ishte rasti për Mathew Palmer. Ai ka qenë një prej promotorëve të atij projekti, dhe unë kam qenë kundër. Dhe jo vetëm unë por edhe ligjvënës të SHBA-ve. Zëri im do të trefishohet në mbrojtje të të vërtetave siç e gjykoj unë, në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të shqiptarëve. Kjo nuk do të ndryshojë nga asnjë lloj mase”, ka vijuar ai.
I pyetur nëse disa anëtarë të Grupit Parlamenar të PD kanë kërkuar përjashtimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha u ka përcjellë atyre një mesazh. Berisha tha se ata duhet të kërkojnë fakte që nesër të mos hanë barë.
“Skam asnjë informacion konkret, në këtë betejë unë kam njet të vërtetën dhe unë po përpiqem ta bëj pa kërkuar. Skërkoj unë ndryshimin e vendimit ai është i zoti i shpisë për këtë çështje dhe të përcaktojë kush do hyjë dhe kush jo në shtëpinë e tij, por nga ana tjetër çdo njeri ka natyrë qytetarë të kërkojë fakte dokumenta prova. Ata që se bëjnë këtë kanë probleme me veten e tyre. Ju keni parë një hordhi hajdutësh duke vrapuar në studio, eureca eureca duke menduar se shpëtuan nga denoncimet e Berishës. Kërkoni një fakt që nesër të mos hani bar që nesër të mos ua servirë kush barin”, tha Berisha.
Sali Berisha e ka konfirmuar. Ai do të jetë si deputet i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në shtator në Kuvend.
“Ne Parlament do të futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Unë do të jem në aleancë me çdo demokrat dhe çdo shqiptar në betejën kundër këtij regjimi. Unë kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë. Të kërkojë prova dhe të mos pranojë barin”, tha ai.
/Priza.al/