KE gati listën e zezë për të korruptuarit

Brukseli po hedh hapa të shpejtë kundër korrupsionit. Komisioni Evropian një sërë masash të reja të propozuara për të luftuar korrupsionin në BE, por edhe në mbarë botën. Paketa do t’i mundësonte BE-së të ndalojë hyrjen dhe ngrirje të aseteve për individët dhe subjektet nga vendet e treta nëse ata kanë kryer vepra të rënda korrupsioni.

BE-ja dëshiron të harmonizojë përkufizimin e veprave penale të tilla si shpërdorimi i ndikimit dhe shpërdorimi i detyrës në 27 shtetet anëtare dhe të ketë sanksione penale për rastet e korrupsionit.

“Paketa do të rrisë standardin për sa i përket përkufizimeve dhe dënimeve në mbarë BE-në për veprat penale të korrupsionit dhe do të ndihmojë autoritetet të kapin dhe ndëshkojnë kriminelët, qofshin ata nga sektori publik apo privat, kudo që ndodhin”, tha Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian për Vlerat dhe Transparencën, Věra Jourová.

Një element i propozimit është luftimi i korrupsionit jashtë Evropës. Paketa do t’i mundësonte BE-së të prezantojë ndalime të hyrjes dhe ngrirje të aseteve për individët dhe subjektet nga vendet e treta nëse ata kanë kryer vepra të rënda korrupsioni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *