“Ke nja katër herë që e përmend”, Soni Malaj revoltohet ndaj Rudina Magjistarit kur e pyet për partnerin (VIDEO)

Pak ditë më parë u përfol në mediat rozë se këngëtarja Soni Malaj, po kalonte një krizë me partnerin e saj Klevin. Ajo gjithmonë ka qënë e heshtur në këtë drejtim, dhe asnjëherë nuk ka dhënë detaje. Gjatë ditës së djeshme, Soni është ngacmuar në emisionin “Rudina”, por në bisedë e sipër ajo është revoltuar. Gjatë bisedës u pyet edhe për partnerin e saj, Klevin, me të cilin ajo ka 6 vite në lidhje. Me gjithë këmbënguljen e Rudina Magjistarit për të mësuar diçka për Klevin dhe se si e priti ai këngën, Soni refuzoi të përgjigjej. Ndonëse moderatorja e pyeste gjithmonë për Klevin, Soni përgjigjej për familjen e saj dhe nuk e përmendi partnerin, gjë që ngre dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies me të. Soni tha se nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private, teksa theksoi se biseda duhej të fokusohej vetëm tek kënga e saj.

Magjistari e ka pyetur se si e ka pritur familja e saj baladën e fundit dhe i fejuari i saj Klevi, pasi teksti fliste për një lidhje toksike e cila e kishte lodhur mjaft vajzën nga sjelljet e të dashurit.

Rudina Magjistari: Cilat kanë qenë përshtypjet e para të njerëzve të tu më të afërt, në lidhje me baladën e fundit? Si e kanë pritur ata?

Soni Malaj: E kanë dëgjur dhe obobo teksti se mos e marrin sikur e ke personale.

Rudina Magjistari: Ky ka qenë komenti i Klevit?

Soni Malaj: Jo komenti i familjarëve, por e kanë pritur shumë mirë. Pastaj më thanë po ti na the që nuk do marrësh pjesë. E kam treguar shumë vonë si gjë.

Rudina Magjistari: Po Klevi jam kurioze, sepse aty është një baladë që flet për një ndarje , “versioni im”, çfarë nuk i thua atij të shkretit andej matanë, kështu si ka qenë komenti i tij në lidhje me tekstin e këngës?

Soni Malaj: Kënga është pritur gjithmonë shumë mirë domethënë, e dinë që po bëra unë një baladë, do e bëj një baladë shumë të mirë.

Rudina Magjistari: Dhe jo gjithmonë është personle, Klevi është mësuar me një gjë të tillë. Të mbështet gjithmonë apo jo?

Soni Malaj: Po familja më mbështet.

Rudina Magjistari: Me Klevin bashkëjetoni më duket, kështu është thënë tek “E Diela Shqiptare'”?

Soni Malaj: E shoh që ti ke nja katër herë që po e përmend, sot jemi për “Këngën Magjike” dhe unë jam më shumë e fokusuar aty.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *