“Ke rrjedhur”/ Spaho- Ramës: I rrjedhur je ti o partner i Sorosit

Një përplasje ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Edmond Spaho, pasi Rama e akuzoi për rrëshqitje mendore.

Lidhur me këtë Spaho tha se nuk është dëgjuar asnjë argument nga kryeministri, përveç fjalë e fjalë. Duke e akuzuar se Rama ka qenë ministër kulture, partner kishte Sorosin.

Edi Rama: Profesor hajde sepse dua të të dëgjoj më vëmendje, kam vënë re që ke pasur një rrëshqitje e ke shkuar drejt atij të vdekurit…

Spako: Dëgjuat ndonjë argument, veç fjalë e fjalë, ia kalon edhe Gim Gjuzit që shiti minaren e Tiranës, bota fillon me mua thotë dhe ligjet janë për të tjerët. Se bota ka filluar më këtë, por more e dimë shumë mirë kush është fondacioni, nëse do ta dish është krijuar n ’93, madje kam qenë një nga përfaqësuesit kryesorë të palës shqiptare. I rrjedhur je ti, por do të ta tregoj se ku ke rrjedhur. Që në ’93 përpiqeshin të merrnin Butrintin, nuk kanë lënë gurë pa lëvizur, ne kishim partner strategjik Berzhin dhe Berzh na tha jo, nuk është skemë për ju, është për të nxjerrë fitime për vete, këtë që na tha sot e ka pasur këshilltar në kohën kur ishte ministër kulture, ia paguante Sorosi.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *