Konflikti banal midis nxënësve të një shkolle në Korçë. Sherri ka ndodhur mes tre personave, ku dy prej tyre kanë përfunduar të plagosur në spital, ndërsa një tjetër në prangat e Policisë.
Bëhet fjalë për shkollën e mesme të ndërtimit, në lagjen nr.17.
Arsyeja se pse konflikti ka ndodhur, është me fjalinë “Pse më shave”, duke u përplasur kështu me grushte dhe sende të forta brenda ambienteve të përbashkëta të shkollës.
Dejvi Pllaha, drejtori i shkollës, bën me dije se nxënësit janë rrahur me grushte në oborrin e shkollës, vetëm disa orë pas ballafaqimit mes prindërve dhe fëmijëve.
Vetëm dy prej nxënësve kanë marrë dëmtime në hundë, dhe tjetri në buzë.
Deklarata e drejtorit të shkollës:
“Gjatë ditës së djeshme ka pasur një konflikt verbal mes nxënësve. Konflikti ka ndodhur në shkollë. Ne kemi marrë të gjitha masat përkatëse përmes mësuesve kujdestar dhe komisionit të etikës, duke njoftuar prindërit. Janë paraqitur ditën e sotme, kanë komunikuar dhe kanë rënë dakord se ky ishe një veprim prej adoleshentësh dhe nuk kishte pse të agravonte. Në pushim të madh me të dalë jashtë njëra palë ka sulmuar tjetrin, në oborrin e shkollës. Konflikti ka degjeneruar, por fatmirësisht jo me mjete prerëse. Njeri prej nxënësve ka një frakturë te hunda, tjetri një të çarë tek buza. Ne do të marrim masa disiplinore. Unë kam 8 vjet që drejtoj këtë shkollë, kjo është hera e parë që ndodh një konflikt i tillë”, tha drejtori i shkollës.