Këngëtari Gena është një artist shumë i njohur për muzikën shqiptare. Njëri nga këngëtarët që i këndon me shumë ndjejnë baladat, por që këngët e tij i duan të gjithë pa dallim moshe. Në një intervistë të ditëve të fundit, Gena ka ironizuar artistët e rinj duke shprehur se blejnë klikimet e këngëve.
“Klikimet i kam shumë reale sepse është bërë dhe trend t’i blenë. Unë nuk kam ndërhyrë në klikimet e mia sepse unë nuk dua të gënjej veten. Unë çuditem me si disa artistë kanë klikime për një ditë më shumë se Maluma”, tha ai.
Sakaq i pyetur nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2”, ai është përgjigjur se nuk e lë bashkëshortja.
“Nuk e di po të më lërë Lori, por kam frikë mos bëj ndonjë budallallëk”, tha Gena.