Keisi i jep fund raportit me Kristin në BBV, këngëtarja e përlotur: Kam harruar veten time, erdha shumë pas teje…

Keisi i ka dhënë fund atij raporti më intim që kishte krijuar brenda shtëpisë së BBV me Kristin, raport të cilin ajo nuk preferon ta quajë lidhje. Gjithçka duket se është thyer me hyrjen e Sabianit brenda në shtëpi dhe faktin që ai nuk e kishte mbështetur këtë lidhje jashtë. Këtë e tregojnë dhe vetë fjalët e Keisit me vajzat në BBV, kur i komunikon vendimin që ka marrë për të cilin ka informuar dhe Kristin.

“Ne na erdhën shumë gjëra që mua më mbytën. Për mua është diçka shumë e madhe deri diku ti thyesh besimin babait, okej unë e kalova, nuk ia fal vetes se ndihem keq, e nxora me kokën lart, ai ka besim te unë…”, shprehet ajo ndër të tjera.

Ndërkohë që Kristit i ka treguar se mes tyre ka vetëm një pëlqim dhe imponimi i të tjerëve e ka trembur.

Keisi: Kjo gjëja jonë nuk të duket e çuditshme? Dua të di çfarë ndjen ti për shembull, për çdo gjë.

Kristi: Kemi kaluar shumë kohë mirë bashkë, kemi shumë komunikim të mirë dhe e kemi qejf njëri tjetrin

Keisi: Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi? Duhet të ketë diçka më shumë po unë nuk e shikoj atë më shumë. Normalisht do më shumë kohë të vijë ai pëlqimi më i madh

Kristi: Ai pëlqimi më i madh normalisht do shumë kohë, fut dhe faktorin jashtë

Keisi: Nëse të them unë më mirë këtu të vazhdojmë të dy si miq e ta lëmë kështu e vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?

Kristi: Normal që do mërzitesha, por ti duhet të mendosh mbi të gjitha, të mbrosh veten.

Keisi: E di pse po e bëj të gjithë këtë? Se i kam menduar të gjitha gjërat, kam qarë, por tani jam në fazën që mund të flas tamam. Okej hyra këtu, e qetë si jam unë, e gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim. Ai pëlqimi që kishim në fillim ishte aq i bukur nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Në ditët në vazhdim, njerëzit që po impononin dhe po e bënin atë gjë të dukej sa më e madhe, e po krijonin një lidhje ndërkohë që nuk kishte një lidhje e ne të dy ishim dakord e po thonim që ne po njihemi dhe këta të dy po fusin hundët kot, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera që u krijuan, që jo erdhi babi, si u pa jashtë dhe mua më trembi shumë kjo gjëja se u krijua një gjë shumë e madhe për jetën time, unë jam 22 dhe është një ulje ngritje e tmerrshme. Nuk e di si e kam ruajtur brenda atë gjë dhe ndaj këto ditë shpërtheva.

Nga imponimi i njerëzve, ishim shumë perfekt, por u tremba nga gruaja, dhëndri, vjehrri, okej janë humor por unë nuk e di si shihet kjo jashtë. Se unë kam ardhur këtu të përfaqësoj veten time të tregoj si këndoj dhe unë këtu kam harruar veten time, kam harruar të këndoj. Harrova veten time. E kjo gjëja më lëndon shumë se bëra shumë për ty, erdha shumë pas teje dhe deri diku harrova veten time. Ti këtu e ke krijuar lojën tënde. E unë bëra për ty e lashë çdo gjë mënjanë.

Kristi: Po mirë dhe unë atë moment i shkëputa shumë nga kjo gjëja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *