Keisi Medini flet për marrëdhënien e saj me nënën: E kam si motër

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja dhe ish-banorja e BBV, Keisi Medini rrëfeu marrëdhien me prindërit e saj. Ajo u shpreh me Sabianin e ka shumë të ngushtë, ashtu edhe me të ëmën por kjo e fundit nuk dëshiron të bëhet pjesë botës së showbizit dhe për këtë arsye ajo nuk flet shumë për të.

Lidhur me raportin që mban Sabiani me nënën e saj, Keisi tha se këta të fundit gëzojnë shumë respekt për njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Marrëdhënia jote me mamin?

Keisi: Është e njëjtë si ajo me Sabianin, por thjesht duke qenë se nuk është pjesë e botës së televizionit kam dashur ta lë si mënjanë, pasi nuk ka qejf që të dalë nëpër portale. E lë mënjanë, pasi dua që ajo të ketë qetësinë e saj, e kam si motër. Jam rritur me dashuri shumë të madhe, babi dhe mami janë 24 orë pas meje.

Çfarë ke marrë nga mami?

Keisi: Nuk e di saktë se çfarë kam marrë por, të dy janë me sy jeshil unë i kam bojëqelli, mami ka hundën e vogël po ashtu dhe babi. Mund të them se kam marrë më të mirën nga të dy.

Sabiani e takon mamin?

Keisi: Normal që po, kanë një marrëdhënie shumë të mirë, si radhëherë ndodh në Shqipëri. Kanë respekt për njëri-tjetrin e kanë pasur gjithmonë, ai është një baba perfekt, kujdeset dhe për mamin tim. Është një kryefamiljar perfekt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *