Keisi Medini i plotëson dëshirën Kristit? Bën ndryshimin e papritur

Ditën e djeshme Keisi ka surprizuar ndjekësit, pasi ka bërë një ndryshim të papritur në ‘look-un’ e saj. Ndjekësit mendojnë se ish-banorja e ka bërë këtë veprim duke u inspiruar nga ish-partnerja e Kristit, Zaza.

Pas daljes nga BBV2, Keisi ka treguar se Kristi i kishte kërkuar t’i priste flokët në një model të shkurtër dhe pas daljes e kishte kuptuar se këtë model flokësh kishte edhe ish-e dashura e tij, e cila edhe është përmendur shumë gjatë kësaj historie.

Keisi ka zbuluar titullin e këngës që pritet të publikohet së shpejti dhe do të jetë “Idiot”. Të shumta kanë qenë aludimet se ndoshta kënga e re mund të jetë ndonjë dedikim për Kristin dhe historinë e tyre brenda “BBV2”. Mos ndoshta me “Idiot” Keisi i drejtohet Kristit?

Mbetet vetëm të presim të dëgjojmë këngën e re.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *