Keisi Medini ka publikuar projektin e saj më të fundit të titulluar “Bay Bay”.
Përveç pamjes së saj shumë të kuruar ajo çfarë ka bërë përshtypje është teksti i këngës i cili duket të jetë për një dashuri të mbyllur nisur edhe nga titulli “Mirupafshim”.
U aludua se kënga i është kushtuar ish-lidhjes së saj në formatin ‘Big Brother’ me banorin Krist Aliaj i cili u shpall i dyti në garën për çmimin e madh.
Gjithsesi nuk dihet nëse aludimet janë të vërteta apo ishte vetëm një frymëzimi i Keisit.
Kujtojmë që Kristi pas daljes nga ‘Big Brother’ deklaroi se lidhja e tyre nuk do të kishte një fillim të ri edhe pse bukuroshja ishte shprehur se nëse Kristi i shkruante ajo do të ishte e gatshme që të rifillonte marrëdhënien e tyre.
Ajo që vlen të përmendet është që dy personazhet nuk kanë hatër mbetje dhe gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.
Sakaq kënga numëron 65,697 views në You Tube, në më pak se një ditë.