Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj i ka bërë thirrje kryemistrit Edi Rama që të heqë dorë nga zhvatja e xhepave të qytetarëve. Duke u fshehur pas krizës që ka kapluar vendin, ai po mundohet tha ajo që të rëndojë ekonominë e shqiptarëve dhe jo ti ndihmojë ato në përmirësimin e situatës ekonomike.
“I bëjmë thirrje Edi Ramës që të përgjysmojë tarifat e parkimit të ditës, dhe të mos e kthejë policinë bashkiake që paguhet nga taksat e qytetarëve në një patrullë kundër tyre”, përmbylli fjalimin e saj Mehmetaj./Priza.al