Kejvina ironizon Kiarën: Është e pastër, si dashuria që ka për Luizin

Pas zgjedhjes së liderit të shtëpisë së BBV ditën e sotme, duket se ka patur një sërë debatesh. Teksa bëjmë me dije se lider është zgjedhur Kiara, debati i parë është krijuar me Oltën.

Megjithatë duket se zgjedhja e liderit ka përfshirë edhe ish-banorët jashtë shtëpisë.

Së fundmi, Kejvina ka reaguar me ironi, e cila ka shprehur hapur mbështjetjen ndaj Luizit por siç duket nuk është shumë dakord me Kiarën.

“Ti po je punëtore e madhe. E mbaj mend Kiarën gjithë ditën pastron tavolinën, dërgon pjata tek lavamani, laj e shpërlaj, rregullo krevatin etj. Nuk e ngrinte kokën njëherë e shkreta veç duke pastruar, e kishte shumë problem pisllëkun. Është punëtore s’kemi çti themi, atë që e ka, e ka. Fiks si dashuria e pastër që ka për Luizin”– shkruan Kejvina.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *