Kejvina Kthella reagon për herë të parë pas përjashtimit nga “BBV2”

Kejvina Kthella u përjashtua nga formati “Big Brother VIP Albania” pas një skene të turpshme me njërin nga konkurrentët. Në debat e sipër me këngëtarin Luiz Ejlli, ajo doli jashtë kontrollit dhe u ngrit nga vendi duke e qëlluar dy herë me shpullë, ndërsa Luizi nuk reagoi.

Produksioni tentoi ta fshehë këtë moment duke mos e cekur aspak gjatë mbrëmjes së emisionit, mirëpo ishte videoja e këtij momenti që qarkulloi në rrjet dhe u bë shumë shpejt virale, e cila detyroi produksionin të marrë masa.

Kejvina u përjashtua menjëherë nga shtëpia pas thyerjes së rregullave dhe kësaj skene të shëmtuar në ekran.

Pas disa ditësh heshtje, ajo ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram dhe duket se nuk ka reflektuar aspak! Kejvina mendon ende se ishte i drejtë veprimi i saj dhe nuk pranon t’i kërkojë falje Luizit, duke provuar edhe njëherë pse përjashtimi i saj ishte vendimi i duhur.

Me Luizin nuk dëshiron “paqe”, por pasi ka parë numrin e ‘frikshëm’ të mbështetësve që Luizi ka jashtë shtëpisë, ka tentuar të rregullojë marrëdhënien me ta, duke i kërkuar një ndjesë përciptazi. Ajo shprehet se:

“Jeta vazhdon… edhe nëse ‘vdesim’…Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrësesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj ‘çmendine’. Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit, dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimes! Meqë Luizi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë, dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftesive dhe vullnetit të tij, mua me mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, fansat”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *