Modelja shqiptare Kejvijna Kthella, mbrëmjen e djeshme ka reaguar me anë të një statusi në ‘Instagram’ rreth “BBV” ku u shpreh e irrituar nga situatat e krijuara nga banorët e kësaj shtëpie.
Reagimi i modeles erdhi menjëherë pas hyrjes në shtëpi të Einxhel Shkirës, pra nuk ishte fare rastësor pasi me Shkirën ka patur një konflikt madje edhe përleshje fizike e cila bëri bujë rreth dy vite më parë.
“Po këto te Big Brother Vip janë këtu për show apo për luftë”, shkroi Kejvina.
E penduar pse e pa spektaklin Kejvina shkroi:
“Zot te lutem me rikthe mbrapsht këto dy ore te jetes time qe i humba duke pare Big Brother Vip”.
/Priza.al/