Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në një fshat të Këlcyrës. Dy burra, relativisht në moshë madhore janë përleshur me njëri tjetrin për motive të dobëta.
Por për shkak të dhunës, njëri prej tyre është rrëzuar dhe ka marrë plagë të rënda! Për fat, ai ka mundur të mbijetojë deri sa është sjellë në Spitalin Ushtarak në Tiranë! Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë dëshminë e autorit të dhunës i cili ka dhënë detajet e para.
Ai ka shpjeguar situatën dhe problemin që kishin njëri me tjetrin dhe më pas faktin që e ka gjuajtur, por ai është rrëzuar dhe sipas dhunuesit nuk është ai shkaktari i plagëve të rënda. Policia njoftoi zyrtarisht se është ndaluar shtetasi me iniciale B.S., 51 vjeç ndërsa Y.L., 65 vjeç ka përfunduar në spital!
Njoftimi i policisë:
Nga shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë u bë ndalimi i shtetasit B. S., 51 vjeç, banues në fshatin Beduqas, Këlcyrë! Ky shtetas, mëngjesin e datës 26.05.2021, ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta, shtetasin Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Beduqas, i cili është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda. 65-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
/priza.al/