Këlliçi: Ekziton një skenar, që në zgjedhjet lokale të shkohet pa Opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi është shprehur se është thurur një skenar që në zgjedhjet e ardhshme lokale të shkohet pa Opozitën, në mënyrë që kryeministri Edi Rama të jetë i favorizuar.

I ftuar në “Opinion”, Këlliçi tha se krizës që ka aktualisht PD-ja po refuzohet që t’i jepet fund në mënyrë që Rama të mbahet ende në pushtet.

“Në PD ka një krizë e cila refuzohet t’i jepet fund për shkak se duhet mbajtur me çdo kusht Edi Rama në pushtet. Ky është problemi. Të vetmit skenar që këtu po i jepet oksigjen është skenari që në zgjedhjet lokale të shkohet pa opozitën dhe Edi Rama të marrë prapë të gjitha bashkitë dhe këtij qëllimi po i shërbehet sot. Që t’i hiqet vula shumicës, t’i hiqet logo, por të lihet opozita e papërfaqësuar. Kjo nuk do të ndodhë,”- tha Këlliçi ndër të tjera.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *