Këlliçi fiton gjyqin me qeverinë, bën thirrje: Kërkoni drejtësi për veten tuaj!

Kreu i FRPD-së dhe deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka fituar gjyqin ndaj vendimit të qeverisë, që e gjobiti me 50 milionë lekë për grumbullime gjatë fushatës.

‘Nisur nga padia ime, vendosi sot shfuqizimin e masës me gjobë, e gjetur në kundërshtim me ligjin dhe e pabazuar në fakte e prova’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Bashkë me avokaten e nderuar Zj. Eda Grimci, në seancën përfundimtare për gjobën politike 50 milionë lekë, e vendosur nga qeveria Rama për “grumbullime të paligjshme”.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, nisur nga padia ime, vendosi sot shfuqizimin e masës me gjobë, e gjetur në kundërshtim me ligjin dhe e pabazuar në fakte e prova.

Përshëndes vendimin e Gjykatës Administrative dhe inkurajoj bashkëqytetarët e mi, të cilët u goditën padrejtësisht gjatë pandemisë nga gjobvënësit politikë, të ngrenë padi dhe të iniciojnë procese të tilla, me besimin se këto gjoba abuzive dhe antiligjore do të rrëzohen menjëherë.

Drejtojuni gjykatës dhe kërkoni drejtësi për veten tuaj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *