Në një deklaratë për mediat, deputeti i partisë Demokratike dhe anëtari i Shtëpisë së Lirisë, Belind Këlliçi hodhi akuza se SPAK po bënte show me arrestimet e incineratorëve. Pasi sipas tij para drejtësisë nuk janë vënë fajtorët e vërtetë por shërbëtorët e pushtetit.
“Arrestimet show i radhës, po kapen peshqit e vegjël. Prangat duhet te tunden mbi Engjëll Agaçin, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Edi Ramën”, tha Këlliçi.
Deklarata e plotë:
“Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.
Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.
Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit”./Priza.al