Këlliçi: Kjo protestë nuk bëhet për Sali Berishën, është për qytetarët

Deputetit i PD Belind Këlliçi ka hedhur poshtë akuzat se protesta e 7 korrikut bëhet për interesat e Sali Berishës, pasi sipas tij, kreu i PD e ka treguar peshën e vetë me “foltoret” dhe zgjedhjet e 6 marsit.

Gjithashtu ai ka deklaruar se protesta e nesërme bëhet për qytetarët dhe është një pikëtakimi me Shqipërinë.

“Do të jenë folësit që do të përfaqësojnë grupe të ndryshme të interesit. Do të fillojmë në 19:00. Është bërë thirrja që do të jetë protestë paqësore. Do të jenë të rinjtë që do të bëjnë rrethin e sigurisë. Është një protestë që bëhet për qytetarët. Nuk bëhet për Sali Berishën. Ai e tregoi peshën e tij qoftë me foltoren qoftë me 6 mars. Ai tani e ka sfidë që gjithë këtë besim që i është dhënë ta meritojë dhe ta përkthejë në rritje të opozitës. Kjo protestë bëhet për qytetarët dhe është një pikëtakimi me Shqipërinë.  Ne preferojmë që të përfaqësojë 100% qytetarët. Do të dominojnë simbolikat kombëtare”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *