Belind Këlliçi garoi për nënkryetar të Partisë Demokratike, por gara mes katër kandidatëve ishte e ngushtë dhe fitues rezultuan Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.
Lidhur me këtë ka reaguar aktivistja, Evi Kokalari e cila ishte edhe anëtare e Komisionit të Rithemelimit.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Kokalari shkuan se kjo është ajo që ndodh kur vota nuk orientohet.
“Gjithsesi, puna juaj nuk mbaron këtu. Votimi sot ka vërtetuar çfarë ju kam thënë më parë që, Belind Këlliçi ka përfituar nga besimi që i dhamë që në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe këtë nuk duhet t’ja falim.
Ai gjithashtu ka dëmtuar thellë reputacionin e atyre anëtarëve të Forumit Rinor që kanë fituar në 30 Prill drejtësisht dhe me meritokraci, dhe këtë as ata vetë nuk duhet t’ja falin. Të rinjtë janë e ardhmja e PDsë, dhe është shumë e rëndësishme që ata ta drejtojnë këtë parti me integritet dhe larg nga lojrat e pista dhe korrupsioni që e ka karakterizuar PD në këto 12 vitet e fundit”, shkruan ndër të tjera ajo.
Postimi i Plotë:
“Ja kush janë më të votuarit kur nuk orientohet vota!!!
Urime të gjithë fituesve dhe urime çdo anëtari të Këshillit Kombëtar që sot devijuan rrezikun e një Lulzim Bashe të dytë.
Gjithsesi, puna juaj nuk mbaron këtu. Votimi sot ka vërtetuar çfarë ju kam thënë më parë që, Belind Këlliçi ka përfituar nga besimi që i dhamë që në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe këtë nuk duhet t’ja falim.Ai gjithashtu ka dëmtuar thellë reputacionin e atyre anëtarëve të Forumit Rinor që kanë fituar në 30 Prill drejtësisht dhe me meritokraci, dhe këtë as ata vetë nuk duhet t’ja falin. Të rinjtë janë e ardhmja e PDsë, dhe është shumë e rëndësishme që ata ta drejtojnë këtë parti me integritet dhe larg nga lojrat e pista dhe korrupsioni që e ka karakterizuar PDnë këto 12 vitet e fundit.
Pres akoma përgjigje nga Belindi sepse për hir të të gjithë atyre që ju dhanë me shpirt foltores, nuk mund ta lë këtë punë përgjysëm. Po humbi integriteti i votës, humb demokracia dhe si pasoj humbim dhe ne. Një përshëndetje dhe avokates time Endira Bushati që më ka ndenjur shumë pranë gjatë kësaj lufte, dhe duke e ditur koston e sabotimit të mundshëm nga miqtë e Belindit, integriteti i saj ngeli i paprekur. Fundjavë të mbarë të gjithëve.