Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka zbuluar skandalin ku është përfshirë kryebashkiaku Erion Veliaj.
I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin Këlliçi ka zbuluar dokumentet për pagesat që vijojnë për kompaninë “5D” që kishte pronarë ish-drejtorët e bashkisë të cilët janë pas hekurave.
Këlliçi deklaroi se me 28 maj 2024, nga Bashkia e Tiranës janë bërë dy pagesa për ndërtim pedonale, korsi biçiklete kompanisë 5D.
Ai tha se janë paguar mijëra euro për një projekt që nuk ekziston.
“Është në projekt i fituar nga 5D në 2021, 587 mijë euro për një pedonale dhe pistë buiçikletash dhe duhet të kishte mbaruar në maj 2022. Kompania “5D” është paguar mbi 50 për qind të shumës totale, mbi 307 mijë euro. Nga bashkia e Tiranës janë bërë dy pagesa më 28 maj 2024 për ndërtim pedonale, korsi biçiklete. Duke qenë se kjo kompania nuk është sekuestruar, pardje, ndërkohë që ne ishim në protestën e 9-të janë paguar mijëra euro për këtë projekt që nuk ekziston. Më 28 maj janë likuiduar dy fatura”, tha Belind Këlliçi.