Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me protestën që do të mbahet në orën 17:00.
Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se të gjithë qytetarët duhet të bashkohen kundër rrënimit të kryeqytetit.
Tirana gjithmonë ka ditur të bëjë zgjedhjen e saj dhe u ka dhënë zgjidhje problemeve të shqiptarëve. Historia sot sërish e thërret Tiranën të jetë në krye të përballjes me problemet e Shqipërisë, tiransit duhet të dalin sot për inceneratorët, për koshat me ngjyra ambientaliste që nuk e kanë zgjidhur problemin e mbeturinave, për trafikun që zgjatet çdo ditë dhe shkurton kohën që kaloni me fëmijët, për qytetin e tyre që dikur kishte Kullën e Sahatit e sot ka një orë në beton. Unë ju bëj thirrje jo vetëm tiransve të vjetër, por edhe atyre të rinjve. Tirana është bërë streha juaj, ndaj juve ju kërkohet që fëmijëve t’i lini një qytet të denjë. Ndaj në orën 19:00 ju ftojmë të mblidheni në shesh për të protestuar”, tha ai.