Këlliçi: Shqipëria lëngon, faji ynë që sot qeveris Rama!

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur një fjalim në Kuvendin Kombëtar.

Këlliçi pohoi se ky kuvend do të jetë një fillim i ri dhe do kthehet në historik.

“Jemi mbledhur sot ne një Kuvend që i ka të gjitha shanset të kthehet në historik. Hodhëm poshtë përpjekjen për të mbajtur peng PD-në. Kur sheh në qendrat e votimit mijëra burra e gra që mbajnë radhën aty të mbushet zemra plot. Menjëherë thua, çfarë shpirti luftarak paskan pasur demokratët. Çdo shqiptar e kuptoi fare mirë e partinë nuk e bën as vula e as godina, por shpirti i demokratëve.

Nëse sot Shqipëria lëngon, vidhet, qeveriset keq e sundohet nga Edi Rama, trajtohet si oborri i një njeriu arrogant, kjo ka ndodhur dhe për fajin tonë. Duhet të mbajmë përgjegjësi se përse e lejuam që të ndodhte kjo gjë. Ky fenomen nuk do të kishte ndodhur nëse përballë do të kishim një opozitë të vërtetë. Edi Rama nuk do të kishte asnjë shans. Rruga drejt ndryshimit nuk kalon nga qeveria”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *