Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi gjatë një konference për mediat ka publikuar dokumentin e IFC-së për studimin në lidhje me pastrimin e Tiranës.
Këlliçi tha se Erion Veliaj gënjen kur thotë se, e ka ulur çmimin e pastrimit të Tiranës, sepse sipas dokumenteve, në fakt ai e ka rritur me 2.5 herë çmimin për ton në lidhje me trajtimin e mbetjeve.
“Nëse SPAK ka ende vështirësi për këtë material ekskluziv, ju garantoj se ditën e sotme, në përfundim të konferencës për shtyp, do ia depozitojmë me firmë dhe vulë SPAK-ut për t’i ardhur në ndihmë organit të akuzës.
Megjithatë, e rëndësishme është që të mbetet në thelb se kush ka qenë propozimi i ardhur nga BB dhe çfarë bën Erion Veliaj sot.
Thelbi është se BB dhe IFC kanë sjellë një propozim për të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve me tarifë 38 euro për ton.