Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi denoncoi sot se ka zbuluar dy kompani të reja që sipas tij janë hapur në Bullgari dhe që janë përfshirë në transferta parash në dosjen e inceneratorit të Tiranës.
“Kam dokumentet për t’ja dorëzuar të hënën SPAK-ut. Janë dy kompani të reja, njëra ‘Delebola’ dhe ‘7S Group’ që janë hapur në Bullgari. Janë të dyja kompani të reja të hapura në Bullgari, bashkë ‘EM Kapital Group’-in.
SPAK të gjurmojë paratë e inceneratorit të Tiranës. Këtë dokument do ta lë para dyerve të SPAK-ut, ku kanë shkuar 132 milionë Eurot? Sa për dy kompanitë e reja që janë hapur me kërkesë të ‘EM Kapitalit’.
Si në rastin e drejtorëve të bashkisë Tiranës me 5D, këtë herë pronarët e inceneratorëve kanë hapur një tjetër me emrin 7SGroup, 7 specialistët” tha ai.