Këlliçi: Zoti Dumani, çfarë të bëjmë më shumë që të arrestoni Veliajn?

Në protestën e nëntë të opozitës përpara bashkisë së Tiranës nuk kanë munguar incidentet. Gjuajtje nga veza tek molotovi drejt bashkisë. Ish-kandidati për kryetar bashkie, Belind Këlliçi tha se beteja nuk po bëhet vetëm për opozitarët, por edhe socialistët.

Kemi faktuar sesi janë paguar 132 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston. Kjo është një vjedhje e padëgjuar më parë. Kjo është një kauzë që deri sot ia ka dalë të shpalosë para shqiptarëve një bandë si ajo “5D”, ku shumë shpejt pritet që drejtues të rinj t’i bashkohen kësaj bande në qeli.

Por nuk mbaron këtu. Përfitues kryesor është një dhe vetëm një; Erion Veliaj. Ky hajdut. Altin Dumani, të bëj një thirrje publike sot, para pak ditësh ishe në komision parlamentar, lëri fjalët dhe tregoje me vepra, boll mbajte kryetarin e opozitës pa asnjë fakt dhe akuzë në arrest shtëpie, Sali Berisha ka 11 vite që ka ikur nga pushteti, kurse Erion Veliajn e ke këtu.

Cfarë duhet të bëjë më shumë opozita për t’u treguar se ju të veproni dhe të çoni Veliajn përpara drejtësisë? Opozita ua ka sjellë në zyrë, ua ka bërë punën gati. Ne këtë betejë do të çojmë deri në fund, Erion Veliajt nuk i ndahemi këmba këmbës” tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *