Këmbë të padepiluara, gjinj të rremë dhe fytyrë të dëmtuar/ Dalin detaje rrënqethëse nga vdekja e Marilyn Monroe

Ikona hollivudiane, Marilyn Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në 12305 Fifth Helena Drive më 6 gusht të vitit 1962 dhe mendohet se ishte ndarë nga jeta 6-8 orë para se të gjendej trupi i saj i pajetë.

Në momentin që u gjend e vdekur, ajo mbante në dorë një telefon dhe ishte e shtrirë në shtrat plotësisht e zhveshur. Afër saj gjendej një shishe pilulash bosh. Aktorja e ‘Some Like It Hot’, thuhet se kreu vetëvrasje pas thashethemeve që qarkullonin në atë kohë për lidhjen e saj me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F. Kennedy.

Pas vdekjes së saj, personi që përgatiti trupin e të ndjerës për varrim, zbuloi detaje të tmerrshme mbi gjendjen e saj. Allan Abbott dhe Ron Hast u morën me organizimin e funeralit të yllit të famshëm. Ata u shtangën nga gjendja në të cilën ndodhej ylli hollivudian, duke thënë se ajo nuk njihej. Fytyra e bukur e Monroe ishte e mbuluar nga disa njolla të purpurta.

“Kur hoqëm çarçafin që e mbulonte, ishte pothuajse e pamundur të besohej se ky ishte trupi i Marilyn Monroe”, tha Allan. Ai shtoi se super ylli 36-vjeçar dukej si një grua në moshë që nuk kujdesej për pamjen e saj.

“Kur dikush vdes, graviteti bën që gjaku të bjerë në pikën më të ulët të trupit të njeriut, dhe duke marrë parasysh që shumë njerëz vdesin të shtrirë në shpinë, çngjyrosja që ndodh është mëse e dukshme. Ky fenomen shkaktoi dhe shenjat në fytyrën e Monroe. Ngjyra e saj e flokëve ishte një kafe e lehtë, jo bionde. Këmbët e saj nuk ishin depiluar për të paktën një javë dhe buzët i kishte të copëtuara keq”, tha më tej Allan.

Monroe u varros pa të brendshme, pasi ajo thuhej se kurrë nuk i vishte ato. Ata gjithashtu treguan se kishin gjetur gjinj fallso në sendet e saj. Punonjësit e saj treguan se ajo kishte filluar ti përdorte ato teksa gjoksi i saj po binte pas të tridhjetave.

Pavarësisht se ajo konsiderohej si gruaja më e bukur në botë dhe një grua me vetbesim të lartë, disa vite pas vdekjes së Monroe u zbulua se ajo ishte shumë e vetmuar dhe e depresionuar./Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyStar


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *