Disa fëmijë i janë bashkuar protestës së sotme në Rinas. Ata janë marrë nga prindërit e tyre, duke bojkotuar kështu mësimin. Të vegjëlit shihen teksa janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës.
Kujtojmë se kjo është dita e tretë e protestës, për të bllokuar rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”.
Këta të fundit kundërshtojnë devijimin e rrugës së Rinasit, vetëm me një sens lëvizje.
Teksa kërkojnë që hiqen tabelat nga rruga dhe qarkullimi të vijojnë normalisht.