“Kemi fituar betejën dhe jo luftën” Berisha: të rikthejmë votën e lirë e cila është përzënë nga Shqipëria

Ish-kryeministri Sali Berisha në turin e tij për të kërkuar votën e demokratëve për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, që janë të dielën e ardhshme, këtë të dielë ka qenë në Lezhë.
Berisha në fjalimin e tij tha së kanë fituar vetëm betejën dhe jo luftën. Sipas tij jetike mbetet rikthimi i votës se lirë, pasi liria është jetike për Shqipërinë.

“Kemi fituar një betejë por jo luftën. Lufta është e vështirë, aspak e lehtë. Ju e keni konstatuar vetë se çfarë zhurmnaje e madhe është bërë gjatë këtij procesi, nga një propagandë e cila sikur vinte nga një vend diktatorial, nga një propagandë e cila sikur vinte nga një vend ku vota nuk ekzistonte, ku parimet e lirisë nuk ekzistonin. Ju më keni dëgjuar kur unë them se beteja jonë është për votën, se votën e kanë përzënë, por vota është zemra e lirisë, ligji nuk bëhet kurrë pa votën e lirë. Ky kryeministër që është sot në pushtet nuk voton më. Këtë rrugë ndoqi dhe ish kryetari ynë, rrogën e përjashtoi. Po shkonim drejt njehsimin, po shkelmonim interesin më jetik, që e ka jetike demokracinë, votën e lirë. Gjithë përpjekja mijëravjeçare ka qenë përpjekja për liri. Ata që deklarojnë nëpër ekrane se nuk kanë luftuar janë trillues, shqiptarët vetëm luftëra kanë”, tha Sali Berisha.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *