Në protestën e sotme kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar edhe personat me aftësi të kufizuara, ku njëri prej tyre mori fjalën dhe i ka kërkuar qeverisë që të marrin parasysh problemet që ata kanë.
Ai tha se është turp dhe qesharake që të marrin 70 mijë lekë të vjetra. Invalidi i bëri thirrje të rinjve që të mos largohen, por të punojnë në Shqipëri.
“Të dashur qytetarë të Tiranës, ne kemi shumë probleme. Qeveria dhe oligarkët nuk marrin parasysh asnjë nevojë jetike. Ne marrim 70 mijë lekë të vjetra. Kjo është turp dhe qesharake.
I bëj thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë protestë. Rinia shqiptarë mos të ikë jashtë shtetit, por të punojë në Shqipëri”, tha invalidi.